E rëndë, fëmija godet me shufër metalike edukatoren
Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në Pejë, ku dyshohet se një fëmijë ka goditur me shufër metalike edukatoren e një kopshti. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se edukatorja është dërguar në Emergjencën e Pejës, shkruan KosovaPress. “Sot në orën 10:40, policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren, duke i shkaktuar lëndime”, ka thënë ai në një përgjigje për media.
Burimi:
sot.com.al