E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njoftoi se autoritetet kanë nisur një hetim për priftin i cili zhvilloi një ceremonie fetare në automjete zyrtare të policisë, duke bekuar makinat e tyre brenda juridiksionit të Ministrisë. “Lidhur me fotografitë e publikuara për të cilat po pyesni, Ministria e Punëve të Brendshme ju informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale po ndërmerr masa dhe aktivitete të përshtatshme për të përcaktuar plotësisht rrethanat, pas së cilave publiku do të informohet në mënyrë të duhur”, thuhet në deklaratën e MPB-së. Sipas mediave vendase, fotografitë, të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ato tregojnë një prift duke kryer një ceremoni fetare dhe duke shenjtëruar...