Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“E kemi bërë çdo vit”/ Akuzohet se po jep bonuse për shkak të zgjedhjeve, Kurti përgjigjet për “blerjen” e votave
Në prag të zgjedhjeve, qeveria e Kosovës ka premtuar se do të ndajë shtesa nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët për fundvit. “Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët dhe pensionistët”, tha Kurti kur njoftoi për shtesat. Megjithatë, kjo shihet si blerje e votës, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se kjo është metoda se si Kurti dhe Vetëvendosje duan të mbesin në pushtet. “100 euro për fëmijë dhe pensionistë. Mënyrë e përsosur për me ble vota. Një ose dy vendime me nga një faqe, pa bazë ligjore, pa ndonjë arsyetim të bazuar, që kushtojnë mbi 100 milionë euro”, tha Miftaraj. Ndërkohë,...