Dyshohet se u dhunua nga prindërit/ U dërgua në spital në gjendje të rëndë, operohet 5-vjeçari nga Lipjani

Dyshohet se u dhunua nga prindërit/ U dërgua në spital në gjendje të rëndë, operohet 5-vjeçari nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, SHSKUK ka njoftuar se është operuar 5-vjeçari nga Lipjani i cili u paraqit të martën në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ndodhet në Kujdesin Intensiv Pediatrik. “Pacienti 5-vjeçar sot i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të këmbëve nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike. Intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore. Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile”, thuhet në njoftimin. Pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme të tij. 5-vjeçari dërgua të martën në gjendje të rëndë në Emergjencën Qendrore të QKUK-së. Mësohet se i mituri kishte plagë të rënda në këmbë dhe...