Dyshimet për manipulimin e votave për kandidatët brenda partive/ KQZ Kosovë vendos rinumërimin e 914 vend-votimeve

Dyshimet për manipulimin e votave për kandidatët brenda partive/ KQZ Kosovë vendos rinumërimin e 914 vend-votimeve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin e 914 vendvotimeve në të gjitha komunat e Kosovës. Burime bëjnë me dije se ky vendim vjen pas dyshimeve për mospërputhje në numërimin e votave për kandidatë brenda partive politike, në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Sipas raportit të paraqitur, Sekretariati i KQZ-së më 10 janar ka shqyrtuar videoincizimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe ka evidentuar raste ku votat për kandidatë të numëruara nuk përputhen me ato të shënuara në fletëvotime. Pas këtyre gjetjeve, është kryer verifikim i brendshëm i fletëvotimeve për kandidatë në 2% të vendvotimeve, gjithsej 52 në të gjitha komunat. Deri më 12 janar janë verifikuar 33 vendvotime...