“Dyshime për votim të organizuar në veri”/ Zgjedhjet në Kosovë, gazetari: Proces i qetë, në Mitrovicë

“Dyshime për votim të organizuar në veri”/ Zgjedhjet në Kosovë, gazetari: Proces i qetë, në Mitrovicë

Në një ditë vendimtare për të ardhmen politike, qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me sytë e të gjithëve të drejtuar nga qyteti i ndarë i Mitrovicës. Procesi zgjedhor po zhvillohet në një atmosferë përgjithësisht të qetë, por me dinamika të ndryshme mes veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut shqiptar. Gazetari Klajdi Bodlli raporton nga Mitrovica, ku thekson se procesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është zhvilluar në një atmosferë përgjithësisht të qetë, pa incidente serioze që do ta vinin në diskutim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Sipas tij, si në Mitrovicën e Veriut ashtu edhe në Mitrovicën e Jugut nuk janë shënuar problematika të theksuara gjatë ditës së votimit. Përjashtim bëjnë vetëm raportimet e Komisionit...