Dyshime për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në Malishevë, Prokuroria e Gjakovës nis hetimet
Prokuroria Themelore e Gjakovës po zhvillon një aksion nën dyshimin për falsifikim të rezultatit zgjedhor në Malishevë. Komisionerët janë duke u intervistuar në Gjakovë nga drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës. Në komunën e Malishevës sipas të dhënave të KQZ-së në total janë manipuluar 5704 vota. Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 3,273 vota iu shtuan kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ndonëse të njëjtët nuk i kishin marrë nga qytetarët. Përfituesi më i madh i këtij manipulimi është Gamend Maliqaj, të cilit në numërimin në Qendrën Komunale të Numërimit i ishin shtuar 927 vota më shumë se sa kishte marrë realisht. Përmes manipulimit, 728 vota i janë shtuar edhe në Malishevë, kandidatit të...
Burimi:
sot.com.al