Dyshim për korrupsion/ Prokuroria në Prishtinë, aksion në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve

Dyshim për korrupsion/ Prokuroria në Prishtinë, aksion në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një aksion në ambientet e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve. Përmes një komunikate për media, Prokuroria bëri të ditur se ekziston dyshimi i arsyeshëm se drejtoresha e institucionit Ikballe Rexha dhe dy zyrtarë të tjerë dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’. Ata duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme me qëllim të përfitimit: dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme. Sipas prokurorisë, dëmi i tyre në buxhetin e shtetit dyshohet të jetë mbi 50.000 euro. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.