Dymbëdhjetë herë në Davos, mediat serbe kryqëzojnë Vuçiçin, ja kush e paguan “ekskursionin” e presidentit

Dymbëdhjetë herë në Davos, mediat serbe kryqëzojnë Vuçiçin, ja kush e paguan “ekskursionin” e presidentit

Marsela SHYTIA Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe mori pjesë në një nga panelet me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Me atë rast, Vuçiç u mburr se askush nuk kishte qenë në Davos aq herë sa ai dhe se kjo ishte pjesëmarrja e tij e 12-të. “Kjo është hera ime e 12-të, hera e 12-të në Davos. Jam veteran këtu. Nuk ka njerëz këtu që kanë qenë kaq shumë herë. Të them të drejtën, nuk kam parë kurrë kaq shumë njerëz… Njerëzit nuk duartrokasin askënd, sepse janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Përfaqësuesit e kompanive, udhëheqësit e shtetit, kryeministrat, anëtarët e qeverive… Dhe askush nuk gëzohet, askush nuk qesh, sepse nuk e dinë se...