DW: Propaganda ruse në Maqedoninë e Veriut

DW: Propaganda ruse në Maqedoninë e Veriut

Nga Agron Vrangalla Moska përdor në mënyrë sistematike manipulimin e informacionit si mjet të politikës së jashtme. Në Maqedoninë e Veriut propaganda ruse mbështetet në disa narrativa të përsëritura. Ndikimi i propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor nuk është as i ri dhe as i panjohur. Prej vitesh, institucionet evropiane dhe organizatat e shoqërisë civile paralajmërojnë për rolin destabilizues që Moska luan në rajon, veçanërisht në vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO-s që nga viti 2020 dhe vend kandidat për BE, nuk bën përjashtim nga kjo dinamikë, ashtu si edhe disa shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, me Serbinë në krye. Në këtë kontekst zhvillimet e fundit politike në Shkup kanë shtuar shqetësimet për drejtimin eurointegrues të vendit. Qeveria...