‘Duhet të dëbohen’, Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse
‘Kordonë policie para furrave të bukës, protesta dhe gjuhë urrejtjeje, kjo është çfarë tregojnë pamjet nga Surdullica në jug të Serbisë’-shkruan Radio Evropa e Lirë. Në rrugët e këtij qyteti të vogël, i cili ka rreth 10 mijë banorë, një pjesë e qytetarëve ditët e fundit po protestojnë për shkak të vdekjes së një bashkëqytetari në një aksident trafiku, e cila ngjalli tensione etnike, pasi i dyshuari për aksidentin është një i ri me kombësi shqiptare. Edhe pse i dyshuari është arrestuar, në protesta janë parë pankarta që bënin thirrje për bojkotimin e furrave të bukës në pronësi të familjes së të dyshuarit, si dhe janë dëgjuar thirrje për dëbimin e gjithë familjes shqiptare. Edhe në protestën e 19 shkurtit pati mesazhe të ngjashme. Goran...
Burimi:
sot.com.al