“Dua të të shoh të veshur si “Borë Bardha”, zbulohen të tjera dokumente tronditëse për Epstein

“Dua të të shoh të veshur si “Borë Bardha”, zbulohen të tjera dokumente tronditëse për Epstein

Dokumentet e fundit të deklasifikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së hedhin dritë mbi disa nga komunikimet e Jeffrey Epstain me gra të panjohura, përfshirë një kërkesë të çuditshme për t’i fotografuar ato të veshura si personazhi i “Borë Bardhës”, vetëm tre javë para një emaili që ai shkëmbeu me ish-CEO-n e Barclays, Jess Staley. Sipas Financial Times, më 20 qershor 2010, Epstain i shkruante një gruaje të panjohur: “Do të më pëlqente shumë të të fotografoja me kostumin e Borë Bardhës. A mund ta gjesh në një dyqan kostumesh?” Gruaja i përgjigjej: “Do ta marr!”. Tre javë më vonë, më 10 korrik 2010, Staley i dërgonte një email Epstain-it: “Ishte argëtuese. Përshëndet Borë Bardhën”. E-mailet e reja përfshijnë gjithashtu korrespondencë të tjera me gra...