Drejt përfundimit/ Numërimi i votave në Kosovë, VV dhe Kurti fitojnë me rreth 50%. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Drejt përfundimit/ Numërimi i votave në Kosovë, VV dhe Kurti fitojnë me rreth 50%. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Janë numëruar mbi 90 % të votave, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet. LVV ka marrë 52,92% të votave, PDK 21,14 %, LDK 13,80 % dhe AAK 5,76%. Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë. Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave nga KQZ në Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhje është 45 për qind.