Dogana e Kosovës aksion në Prishtinë, sekuestrohen mallra në vlerë rreth 800 mijë euro

Dogana e Kosovës aksion në Prishtinë, sekuestrohen mallra në vlerë rreth 800 mijë euro

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se janë zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë euro në rajonin e Prishtinës. Sasia e mallit ka qenë e veshje sportive me marka të ndryshme të mbrojtura, si dhe një sasi e veshjeve nga tekstili, si dhe malli i identifikuar dyshohet se nuk posedon dokumentacion përkatës për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Kosovë. “Sot, më 10.03.2026, në regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, duke u bazuar në autorizimet e saj ligjore që rrjedhin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave i Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një operacion kontrolli në pesë lokacione, përkatësisht depo të bizneseve të ndryshme. Gjatë këtyre kontrolleve është gjetur një sasi e konsiderueshme e mbathjeve sportive me marka të ndryshme të...