Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosovë
Me sloganin “Për Kosovën dhe Metohinë serbe” në Beograd më 17 mars u mbajt një protestë e organizuar nga 13 parti dhe lëvizje të së djathtës, përfshirë edhe grupin ultradjathtist, Obraz. Shkak për tubimin ishte Ligji për të huajt dhe Ligji për automjetet, të cilët hyrën në fuqi në Kosovë më 15 mars. Protestuesit thanë se këto ligje do të ndikojnë negativisht tek anëtarët e minoritetit serb në Kosovë, por edhe te sektori i shëndetësisë dhe arsimit, që në zonat e banuara me serb në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. Sipas gazetarëve në terren të Radios Evropa e Lirë, qindra persona u mblodhën pranë Presidencës së Serbisë në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, nga ku, pas fjalimeve, nisën një marsh drejt Ambasadës së Federatës...
Burimi:
syri.net