Ditët vendimtare për Kuvendin, Kushtetuesja ende po shqyrton dekretin për zgjedhje

Ditët vendimtare për Kuvendin, Kushtetuesja ende po shqyrton dekretin për zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ende është duke e shqyrtuar lëndën për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të masës së përkohshme. Analistët e juristët thonë se vendimi i kushtetueses duhet të sqarojë çdo dilemë, që do të shërbejë edhe për të ardhmen. Tek kanë mbetur edhe 8 ditë, deri në skadim të masës së përkohshme të vendosur mbi dekretin e Presidentes që e shpërndau legjislaturën e 10-të të Kuvendit, gjyqtarët e Kushtetueses janë ende nuk e shqyrtuar këtë rast. Në një përgjigje të këtij institucioni thuhet se vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesën nga pala parashtruese. “Vendimi përkitazi me këtë rast do të merret pasi që të shqyrtohen...