“Dita e Republikës”, marshojnë oficerët e policies, midis tyre u shfaq edhe “i faluri” nga Trump

“Dita e Republikës”, marshojnë oficerët e policies, midis tyre u shfaq edhe “i faluri” nga Trump

Qindra oficerë policie të armatosur rëndë marshuan nëpër qendër të Banja Lukës dje gjatë një parade me të cilën autoritetet e Republikës Srpska shënuan 9 janarin si ditën e entitetit, duke sfiduar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të BiH, e cila e shpalli atë një festë jokushtetuese dhjetë vjet më parë. Përveç oficerëve të policisë, në paradën me rastin e ditës jokushtetuese të RS-së morën pjesë veteranë të luftës, studentë dhe anëtarë të shoqatave të ndryshme civile, dhe nga tribuna ceremoniale procesioni i tyre nëpër qendër të Banja Llukës u ndoq nga zyrtarët më të lartë të entitetit dhe disa ministra nga Serbia, dhe vendin e nderit e mbajti përsëri Milorad Dodik, megjithëse ai u shkarkua nga posti i Presidentit të RS-së vitin e kaluar dhe...