Dita e pestë e gjyqit për ish-krerët e UÇK/ Avokati i Rexhep Selimit: Policia e UÇK-së, tezë e Prokurorisë

Dita e pestë e gjyqit për ish-krerët e UÇK/ Avokati i Rexhep Selimit: Policia e UÇK-së, tezë e Prokurorisë

Sot zhvillohet dita e pestë e deklaratave në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully ka paralajmëruar se do t’i trajtojë tri tema në emër të klientit të tij, pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për rolin e Selimit si ministër i Rendit Publik, pretendimet për disa shkrime dore që pretendohet të jenë bërë prej Selimit, dhe më pas për disa përjashtime që mbulon ZPS-ja në dosjen e saj. Avokati i Selimit nis me kundërargumentimin e pretendimit të parë të Prokurorisë se, Selimi ka pasur kontroll mbi Policinë si ministër i Rendit Publik. Sipas tij, termi “Policia e Ushtrisë Çlirimtare...