Dita e Konsumatorit në Kosovë/ Qytetarët ankohen për çmimet e larta: Abuzim totalisht!

Dita e Konsumatorit në Kosovë/ Qytetarët ankohen për çmimet e larta: Abuzim totalisht!

Në Ditën Botërore të Konsumatorit janë ngritur shqetësime për rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Kosovë, mungesën e kontrollit në treg dhe ankesat e shumta të qytetarëve për koston e jetesës. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë thonë se konsumatorët po përballen me çmime të paqëndrueshme dhe me vështirësi për t’i përballuar shpenzimet ditore. Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka deklaruar se niveli i informimit të konsumatorëve në vend varet edhe përmbushja e obligimeve që kanë institucionet ndaj tyre. Ai kërkoi nga Qeveria të ketë një ministri të mbrojtjes së konsumatorit. “Ne jemi aq të informuar, të edukuar me aq sa qeveria e përmbush mandatin e vet që është edhe kjo informimi, edukimi, arsimimi dhe krijimi i kushteve për arritjen dhe ngritjen e nivelit...