Diplomaci me byrek e kos, ja takimi i pazakontë Vuçiç-Orban që vulosi “pazarin” për NIS

Diplomaci me byrek e kos, ja takimi i pazakontë Vuçiç-Orban që vulosi “pazarin” për NIS

Marsela SHYTIA Gjiganti rus i energjisë Gazprom ka nisur bisedime me kompaninë hungareze MOL për një shitje të mundshme të aksioneve të tij shumicë në NIS, rafinerinë e vetme të naftës në Serbi. Lajmi u bë i ditur dje nga presidenti serb Aleksandaër Vuçiç. Sipas Vuçiçit, përfaqësuesit e Gazpromit po zhvillojnë negociata me disa palë, mes tyre edhe MOL-in hungarez, ndërsa Beogradi nuk kundërshton një marrëveshje të tillë. “Hungarezët janë miqtë tanë dhe ne nuk kemi asgjë kundër kësaj”, deklaroi Vuçiç para gazetarëve, duke shtuar se procesi duhet të përfundojë sa më shpejt, idealisht deri më 15 janar. Ideja e një blerjeje të mundshme të NIS nga Hungaria lindi pas vizitës së fundit të kryeministrit hungarez Viktor Orban në Serbi, vizitës ku dy liderët përfunduan...