Dialogu në fokus, Sorensen zbarkon në Kosovë, takon presidenten Osmani
I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, sot, do të zhvillojë vizitën e tij të radhës në Kosovë. Diplomati danez do të pritet fillimisht nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sorensen”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes, Viti 2025 u përmbyll pa asnjë takim të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian. Ndonëse Unioni zgjodhi përfaqësuesit e tij të ri me Kaja Kallasin si shefe të Diplomacisë, e kryenegociatorin Peter Sorensen, kjo dyshe nuk arriti të prodhojë asgjë për 365 ditë. Gjatë vitit të kaluar nuk janë vërejtur ndryshime që do të sillnin gjallërim...
Burimi:
sot.com.al