Dhuna e paprecedentë ndaj fëmijës 5-vjeçar, arrestohen prindërit
Dy prindër nga Komuna e Lipjanit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nën dyshimin se kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre 5-vjeçar. I mituri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, me plagë të rënda në të dyja shputat e këmbëve. 5-vjeçari aktualisht po merr trajtim mjekësor në repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik në Klinikën e Pediatrisë, ndërsa dyshohet edhe për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim. Për shkak të dyshimeve për keqtrajtim, QKUK ka njoftuar Policinë dhe shërbimet sociale. Fëmija i është nënshtruar ekzaminimeve të plota laboratorike dhe po merr trajtim psikologjik për shkak të gjendjes së rënduar. Ndërkohë, Qendra për Punë Sociale në Lipjan ka marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë të familjes, si masë mbrojtëse emergjente. “Qendra për Punë Sociale ka vepruar në...
Burimi:
sot.com.al