Detaje nga plagosja në Deçan/ Mediat në Kosovë: Një prej të plagosurve, avokat

Detaje nga plagosja në Deçan/ Mediat në Kosovë: Një prej të plagosurve, avokat

Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e trefishtë në një lokal të Deçanit. Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se dy nga të plagosurit i takojnë nacionalitetit serb, derisa viktima e tretë është një avokat shqiptar. Bazuar në këto burime, viktimat kanë qenë të ulur bashkë në një tavolinë, derisa i dyshuari, sipas burimeve, ka qenë në gjendje të dehur kur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Referuar këtyre burimeve, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një zyrtar policor, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar të dyshuarin. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës. “Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në...