Dëshmitë në Hagë, Reuters citon Thaçin: Drejtësia për viktimat s’mund të përmbushet duke i dënuar të pafajshmit
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha gjyqtarëve në gjyqin e tij për krime lufte në Hagë të mërkurën se drejtësia nuk mund të vihet në vend duke “ndjekur penalisht të pafajshmit”. Thaçi dhe tre ish-komandantë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për persekutim, vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë të njerëzve gjatë dhe menjëherë pas kryengritjes së viteve 1998-99 që përfundimisht solli pavarësinë e rajonit me shumicë shqiptare nga Serbia, ka shkruar Reuters për procesin e sotëm gjyqësor në Hagë. Ata i mohojnë të gjitha akuzat. “Drejtësia për viktimat nuk mund të nderohet duke ndjekur penalisht të pafajshmit, pajtimi nuk mund të ndodhë përmes ndjekjeve penale selektive dhe të bazuara në etni”, tha Thaçi në komentet e tij përfundimtare përpara gjykatës para...
Burimi:
sot.com.al