Deklaratat e Vuçiç, Milanoviç: Budallallëk të thuash që Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të sulmojnë Serbinë

Deklaratat e Vuçiç, Milanoviç: Budallallëk të thuash që Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të sulmojnë Serbinë

Pas kryeministrit Andrej Plenkoviç, lidhur me deklaratat e liderit serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç. Gjatë një prononcimi për gazetarët në Zagreb ai i cilësoi si të pazakonta deklaratat e Vuçiçit. Milanoviç u shpreh se ai kishte shpjeguar edhe më herët presidentit serb se memorandumi për bashkëpunim ushtarak midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është një aleancë ushtarake. “E kam paralajmëruar një herë se çdo memorandum midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën ushtarake i nënshkruar nga ministri nuk është një aleancë ushtarake”, tha presidenti. Lidhur me pretendimin e Vuçiçit se Kroacia, Kosova dhe Shqipëria po planifikojnë një sulm ndaj Serbisë, Milanoviç tha se ky është “një budallallëk”. “Dy ditë më parë ka folur për planin e Kroacisë,...