“Çmendet” Dodik: Është koha të largohemi nga Dejtoni dhe të rikthejmë ushtrinë
Presidenti i SNSD-së dhe ish-lideri i Republikës Srpska, Milorad Dodik, iu drejtua publikut menjëherë pas kthimit nga Izraeli me deklarata të ashpra që sfidojnë drejtpërdrejt rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke paralajmëruar braktisjen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Dodik deklaroi se Republika Srpska duhet të kthehet në gjendjen para vitit 1995, duke theksuar se “qëllimi politik i popullit serb është ekskluzivisht vetëvendosja” dhe se RS “nuk dëshiron të jetojë në një Bosnje dhe Hercegovinë të centralizuar”. “Ne duhet t’i ndalojmë të gjitha proceset që çojnë drejt centralizimit të BiH, sepse nuk duam të jemi pjesë e një shteti të tillë. Ne duam vetëvendosje dhe të drejtën për të vendosur vetë për fatin tonë”, tha Dodik. Sipas tij, Marrëveshja e Dejtonit i ka hequr...
Burimi:
sot.com.al