“Cirku” në Beograd, Picula hedh poshtë akuzat e Brnabiç, ja vizita që rrëmbeu vëmendjen
Vizita e delegacionit prej nëntë eurodeputetësh të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në Serbi është shoqëruar me përpjekje të hapura të autoriteteve serbe për ta relativizuar dhe politizuar misionin, gjë që u bë veçanërisht e dukshme përmes reagimeve ndaj raportuesit të PE-së për Serbinë, Tonino Picula. Presidenti Aleksandër Vuçiç pretendoi fillimisht se delegacioni kishte ardhur “i paftuar” dhe refuzoi takimin me të, pretendim që u mohua zyrtarisht nga Parlamenti Evropian, ndërsa Picula e quajti situatën “praktikë të zakonshme” dhe theksoi se e vetmja gjë e pazakontë ishte reagimi nervoz i autoriteteve. Përpjekja për ta zhvendosur vëmendjen kulmoi me deklaratat e kryetares së Kuvendit serb, Ana Brnabić, e cila akuzoi eurodeputetët se kishin kërkuar të shmangnin ekspozitën për viktimat e kampit të Jasenovacit,...
Burimi:
sot.com.al