CIA publikon dokumentin: Ish Presidenti i Maqedonisë refuzoi 100 milionë $, për të mos ndryshuar emrin e Maqedonisë

CIA publikon dokumentin: Ish Presidenti i Maqedonisë refuzoi 100 milionë $, për të mos ndryshuar emrin e Maqedonisë

Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë ndihmë ekonomie, në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s. “(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në janar të këtij viti. Në raport thuhet se ish-presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, ishte i njohur si një lider i mençur dhe reformator, që ka luajtur një rol kyç në stabilizimin e vendit gjatë...