ÇFARË PO NDODH? Bllokohet rruga serbe që të çon drejt Kosovës, ja apeli për qytetarët

ÇFARË PO NDODH? Bllokohet rruga serbe që të çon drejt Kosovës, ja apeli për qytetarët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar ditën e sotme se do të ketë bllokim të përkohshëm të një rruge serbe, nëpër të cilën kalohet për në Kosovë. Sipas njoftimit, segmenti rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi do të jetë e bllokuar për qarkullim nga ora 11:50 deri në 15:50, “për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë”. Po ashtu, në këtë segment rrugor do të ketë bllokim të qarkullimit edhe më 27 dhjetor nga ora 11:52 deri më 18:52 si dhe më 3 janar 2026, nga ora 09:00 deri në mesnatë. “Qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo transit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me...