Çfarë parashikon ligji i ri për emigrantët shqiptarë në Greqi
Qeveria greke ka paraqitur një projektligj të ri për emigracionin, me synimin të përmirësojë sistemin e migracionit ligjor, të reduktojë vonesat burokratike dhe të mbështesë nevojat e tregut të punës, ndërsa njëkohësisht mban një qëndrim strikt ndaj emigracionit të paligjshëm. Çështjet kryesore të ligjit • Zhbllokimi i rreth 90,000 lejeve të qëndrimit në pritje. Për rreth 90,000 emigrantë me qëndrim të ligjshëm, aplikimet e tyre për leje qëndrimi që kishin ngecur prej kohësh do të trajtohen menjëherë, duke u dhënë mundësinë të rinovojnë statusin ligjor pa vonesa të gjata birokratike. • Lejet e reja do të jenë të paktën 2‑vjeçare. Ligji parashikon që çdo leje qëndrimi e re të ketë minimum 2 vjet vlefshmëri, që u jep emigrantëve kohë më të gjatë stabiliteti për punë,...
Burimi:
sot.com.al