Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, pritet formimi i institucioneve të reja

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, pritet formimi i institucioneve të reja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të hënën, rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë më 25 dhjetor 2025. Me 11 vota për KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve. Me certifikimin e rezultateve i hapet rruga formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Certifikimi vjen pasi që Gjykata Supreme i refuzoi si të pabazuara gjashtë ankesat e fundit në lidhje me zgjedhjet e 28 dhjetorit. Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 e nxorën Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese. Kjo parti i ka fituar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë ulëse. Pos 10 ulëseve të garantuara për komunitetin serb, dy ulëse do...