Brukseli injoron Vuçiçin, për europianët ndryshimi i pushtetit nuk është larg, ja mesazhet që i dërguan qeverisë
Marsela SHYTIA Eurodeputeti Helmut Brandstetter, i cili është pjesë e delegacionit të misionit special të Parlamentit Evropian që viziton Serbinë, theksoi se kapërcimi i përçarjeve të thella në shoqërinë serbe është i nevojshëm, por që, sipas tij, nuk është i mundur pa pjesëmarrjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç. Bashkëbiseduesit e medias serbe “Danas” besojnë se mesazhet e Brandstetter tregojnë përkeqësimin e kushteve demokratike në Serbi, por edhe pasigurinë e Brukselit midis mbështetjes së ndryshimeve dhe ruajtjes së interesave të veta. Brandstetter deklaroi se ai mbështet që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por se me sundimin autokratik të Aleksandar Vuçiç, vendi aktualisht nuk i përshtatet standardeve evropiane. Dilemat e BE Duke komentuar vendimin e Vuçiç për të mos folur me misionin e Parlamentit Evropian, ndërsa...
Burimi:
sot.com.al