Britania e Madhe kalon në viza elektronike/ Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada, në Kosovë

Britania e Madhe kalon në viza elektronike/ Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada, në Kosovë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë një njoftim të rëndësishëm, lidhur me pajisjen me viza. Në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se sistemi i imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po bëhet dixhital. “Nga 25 shkurti 2026, vizitorët në Mbretërinë e Bashkuar që kanë nevojë për vizë do të marrin vetëm një vizë elektronike. Vizat elektronike zëvendësojnë ngjitëset e vizave në pasaporta” thuhet në njoftimin e Ambasadës. Sipas Ambasadës, një eVisa është një regjistër dixhital i identitetit dhe statusit tuaj të imigracionit, si dhe kushtet e statusit tuaj (për shembull nëse ju lejohet të punoni ose studioni në Mbretërinë e Bashkuar)