Bosnja dhe Serbia, pjesë e nismës amerikane për sigurinë energjetike të rajonit
Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë ndër 12 shtetet që më 24 shkurt në Uashington iu bashkuan nismës amerikane për forcimin e furnizimit energjetik të rajonit, kanë konfirmuar zyrtarë të të dyja vendeve. Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se, në emër të Bosnjës, më 24 shkurt në Uashington ka nënshkruar Deklaratën e përbashkët për forcimin e sigurisë së furnizimit me gaz natyror në Evropën Qendrore dhe Lindore. Siç tha ai, bëhet fjalë për një nismë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën vendet nënshkruese – Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Bullgaria, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Moldavia, Ukraina, Kroacia dhe Sllovenia – shprehin përkushtimin e përbashkët për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve...
Burimi:
vizionplus.tv