Bllokohen përkohësisht aeroportet e Korfuzit dhe Santorinit, shkak rinovimi i pistave

Bllokohen përkohësisht aeroportet e Korfuzit dhe Santorinit, shkak rinovimi i pistave

Aeroportet e Korfuzit dhe Santorinit janë pezulluar përkohësisht që nga dje (12/1) , si pjesë e punimeve të planifikuara të rinovimit dhe rindërtimit të pistave. Projektet ishin planifikuar që nga vera e kaluar nga kompania që menaxhon 14 aeroportet rajonale të vendit. Konkretisht, aeroporti i Korfuzit do të mbetet i mbyllur deri më 26 janar, ndërsa aeroporti i Santorinit do të mbetet i mbyllur deri më 19 janar. Gjatë punimeve, fluturimet emergjente, siç janë evakuimet ajrore dhe operacionet e shuarjes së zjarreve, do të kryhen normalisht me helikopterë. Në të njëjtën kohë, shërbimet e tjera të aeroportit vazhdojnë të funksionojnë për të përmbushur nevojat e komuniteteve lokale.