Bllokada e Kuvendit në Kosovë mund të kthehet sërish

Bllokada e Kuvendit në Kosovë mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, bllokada institucionale mund të rikthehet gjatë përpjekjeve për të formuar institucionet e reja. Kështu vlerëson për Radion Evropa e Lirë Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar se tani bëhet fjalë për një çështje politike, e jo ligjore. Mundësinë e një bllokade të re institucionale nuk e përjashton as Vullnet Bugaqku, nga Instituti Demokratik i Kosovës, pasi përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas tij, “e interpretojnë ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”. “Nuk e përjashtoj mundësinë që ata shumë lehtë të kapen pas ndonjë fjale, pjese të tekstit ose ndonjë dispozite të vendimit dhe ta interpretojnë me qëllim gabimisht, ashtu siç kanë bërë...