Bleu raketa nga Kina/ BE: Serbia duhet t’u shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane

Bleu raketa nga Kina/ BE: Serbia duhet t’u shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbisë i kërkohet të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrugën e saj evropiane, pasi Beogradi bleu raketa balistike supersonike nga Kina. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se “kjo përfshin shmangien e varësive strategjike që nuk janë në përputhje me këtë qëllim”. Zëdhënësi shtoi se “një rrugë e besueshme evropiane nënkupton përkushtim ndaj stabilitetit rajonal dhe një mirëkuptim të përbashkët për sfidat e sigurisë me të cilat përballet kontinenti ynë”. Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranoi se vendi i tij ka blerë nga Kina raketa CM-400 me fuqi të madhe shkatërruese, duke nxitur reagime nga vendet fqinje. Me këtë blerje, Serbia u bë vendi i parë, pas Pakistanit, që siguroi nga Kina raketa CM-400....