BE uron Kurtin për formimin e qeverisë së re, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë dhe Planit të Rritjes
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të vendit. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Kallas ka thënë se është krijuar momentum i ri për t’i avancuar marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj vetë ajo është e gatshme të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë. Mes tjerash, Kallas e ka përmendur edhe rëndësinë e kryerjes së reformave. “Kjo është rruga më e shpejtë për t’ia hapur rrugën mbështetjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej qindra miliona eurove dhe të ketë përparim në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Kallas. Kurtin e ka uruar edhe Komisionarja e BE-së për Zgjerim,...
Burimi:
sot.com.al