BE-ja: Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 me arrestimin e shtetasve të Kosovës

BE-ja: Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 me arrestimin e shtetasve të Kosovës

Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) kanë thënë se Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 me rastin e arrestimit të shtetasve të Kosovës, transmeton Anadolu. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha për mediat në Kosovë se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015. “Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjekje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të...