BE “i vë vizën” Serbisë?/ Raportuesi në PE: Ka ngecur anëtarësimi, gjendja është përkeqësuar

BE “i vë vizën” Serbisë?/ Raportuesi në PE: Ka ngecur anëtarësimi, gjendja është përkeqësuar

Kosova u lavdërua nga BE-ja për miratimin e Ligjit për të huajt dhe u shpërblye me heqjen e plotë të masave shtrënguese ndaj saj. Ndërkohë me Serbinë, blloku nuk po i fsheh pakënaqësitë. Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picula, deklaroi se reformat në këtë vend janë “ngadalësuar ndjeshëm” në disa fusha, duke shënuar regres të dukshëm sidomos në raport me sundimin e ligjit dhe standardet e demokracisë. Ai theksoi se situata është polarizuar dhe e tensionuar, ndërsa ritmi i procesit të anëtarësimit në BE ka ngecur prej vitesh. Fajin kryesor për këtë stanjacion, zyrtari ia faturon përparimit të kufizuar në dialogun me Kosovën, mungesës së përputhshmërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, retorikës kundër zyrtarëve evropianë, përkeqësimit të kushteve për...