BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur nga Komisioni Evropian. Gjatë debatit që është zhvilluar për Raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, konfirmoi heqjen e masave financiare. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian e ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, u shpreh ai. Gjatë diskutimit në Parlamentin Evropian është shprehur keqardhje për vitin e humbur në Kosovë për shkak të ngërçit politik me të cilin u përball vendi gjatë gjithë vitit...