Bastiset banesa e vëllait të ish-kryeministrit, detajet e para
Policia e Malit të Zi ka rrethuar një banesë në qendër të Podgoricës, ku banon biznesmeni Aco Gjukanoviç. Sipas raportimeve të mediave vendase, inspektorët pritet të kryejnë një inspektim të pronave të Aco Gjukanoviç, vëllait të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shumëvjeçar të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Një pjesë e rrugës është e mbyllur për trafikun. Qendra Malazeze për Gazetari Investigative raportoi në shtator 2023 se Aco ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi.
Burimi:
sot.com.al