Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

‘Po vjen së shpejti’ dhe ‘Ju kemi dhënë paralajmërimet tona’ - këto janë disa nga mesazhet e publikuara në gjuhën angleze, më 9 dhe 10 mars, në një kanal të quajtur ‘HomeLand Justice’, në platformën Telegram. Ky kanal përfaqëson grupin që ka marrë përgjegjësinë për disa sulme kibernetike ndaj institucioneve të Shqipërisë, që nga viti 2022. Sulmi më i ri ndodhi të martën, dhe për shënjestër pati postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Këtë e konfirmoi vetë organi ligjvënës shqiptar, i cili tha se sulmi ‘ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme’. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) bëri të ditur më pas se ka ngritur grupin e punës ‘për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në...