Ballkani nën smog/ Ndotja nga grimcat, më e larta në Evropë

Ballkani nën smog/ Ndotja nga grimcat, më e larta në Evropë

Ballkani Perëndimor rezulton rajoni më i ndotur në Evropë gjatë dimrit. Studimi i publikuar nga “The Guardian” tregon nivele alarmante të ndotjes nga grimcat. Ekspertët paralajmërojnë pasoja serioze për shëndetin dhe kërkojnë masa urgjente. Kur flitet për qytetet më të ndotura në botë, zakonisht përmenden Delhi apo Pekini. Por të dhënat e fundit tregojnë se ndotja ekstreme është shumë më afër Evropës, në Ballkanin Perëndimor. Sipas një studimi të publikuar nga gazeta britanike The Guardian, ndotja nga grimcat në Ballkan është më e larta në Evropë dhe, në disa ditë dimri, tejkalon edhe nivelet e regjistruara në Pekin. Ekspertët thonë se dioksidi i squfurit dhe ndotës të tjerë në rajon janë deri në 30 herë më të lartë se mesatarja e Evropës Perëndimore. Hulumtimi u...