Autoriteti Konkurrencës nis hetimin, nafta në Kosovë shkon në 1.55 euro për litër
Shtrenjtimi i çmimit të naftës ka vazhduar edhe të hënën në Kosovë. Tashmë çmimet për litër naftë kanë arritur në 1.52 deri në 1.55 euro, varësisht nga kompanitë që tregojnë me naftë. Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të ngrihen edhe më tej. Për 10 ditë, çmimet e derivateve në Kosovë janë ngritur për rreth 30 cent. Nga 1,18 sa ishte një litër naftë para se të niste lufta në Iran, e njëjta të dielën e 8 marsit ka shkuar në 1 euro e 55 cent. Naftëtarët kanë paralajmëruar se çmimet mund të ngrihen edhe më shumë për shkak që sipas tyre janë ngritur edhe në bursën ndërkombëtare. Fadil Berjani thotë se Kosova varet nga importuesit e naftës, të cilët çmimin e përcaktojnë brenda...
Burimi:
sot.com.al