Autoritetet bëjnë thirrje…/ Probleme në furnizimin me energji elektrike në Kosovë

Autoritetet bëjnë thirrje…/ Probleme në furnizimin me energji elektrike në Kosovë

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë (KOSTT) njoftoi se shteti po përballet me probleme të furnizimit me energji elektrike. Përmes një njoftimi më 20 janar, KOSTT tha se po përballet me vështirësi në balancimin e sistemit energjetik, për shkak të, siç u shpreh, devijimeve të mëdha midis energjisë së nominuar dhe kërkesës reale. Energjia e nominuar është parashikimi që bën Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) se sa energji u duhet konsumatorëve. “Sot, KESCO ka nominuar rreth 26.17 për qind më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar zonën e kontrollit KOSTT në jobalanca mesatare prej rreth 211 MW në orë, ndërsa në disa orë këto jobalanca tejkalojnë 260 MW në orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e...