Autor i një seri vjedhjesh/ Bie në prangat e policisë ‘skifteri’ 39-vjeçar, shqiptar

Autor i një seri vjedhjesh/ Bie në prangat e policisë ‘skifteri’ 39-vjeçar, shqiptar

Një shqiptar ka arritur të vjedhë sende me vlerë afërsisht një milion euro në Greqi. Mësohet se vjedhjet u kryen në Athinë. Ai ka vjedhur të paktën 16 shtëpi që nga korriku i kaluar, duke përfituar nga mungesa e pronarëve për shkak të pushimeve verore. Lidhur me vjedhjet është vënë në pranga një 39-vjeçar shqiptar. Ai vjedhjet shpesh i kryente vetëm ose me një bashkëpunëtor. Autorët e vjedhjeve mësohet se ishin të veshur me doreza, kapele dhe maska. Ata thyenin dyert e ballkoneve ose dritaret duke përdorur një levë. Ata gjithashtu hiqnin kamerat e sigurisë dhe çaktivizonin sistemin e alarmit. 39-vjeçari u vu re mëngjesin e Krishtlindjeve nga oficerët e policisë duke drejtuar një automjet në zonën e Nea Filadelfia. Policia e thirri për kontroll,...