Athina “pushtohet” nga protestat, fermerët rrethojnë parlamentin grek

Athina “pushtohet” nga protestat, fermerët rrethojnë parlamentin grek

3 javë pasi kanë hequr traktorët e tyre nga shumë akse rrugore të cilat i mbajtën të bllokuara për gati një muaj e gjysmë, fermerët grekë i janë drejtuar Athinës. Mijëra prej tyre me qindra traktorë nga e gjithë Greqia kanë “zbarkuar” sot në qendër të Athinës, duke kthyer sheshin Sintagma në epiqendrën e protestës së sektorit bujqësor. Ata kanë mbërritur nga çdo cep i vendit me autobusë, makina, anije dhe avionë. Ndërsa traktorët që hynë në kryeqytet nën shoqërimin e policisë rrugore, në hyrjet e Athinës janë dezinfektuar për shkak të rrezikut nga sëmundjet e bagëtive. Autokolona e mjeteve bujqësore arriti në bulevardin Amalias, mes duartrokitjeve dhe sinjaleve të borive dhe traktorët janë rreshtuar para Parlamentit, ku u mbajt tubimi i madh i organizuar...