Artan Grubi paraqitet vullnetarisht, Prokuroria propozon zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit për ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi. Tutje nga Prokuroria vlerësojnë se shumica e provave tashmë janë siguruar, se i dyshuari është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe se ekzistojnë indikacione për rrezikim të sigurisë së tij në paraburgim. Njoftimi i plotë i Prokurorisë Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas marrjes së njoftimit se i dyshuari i dytë në rastin për Lotarinë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë, është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet kompetente, do ta vazhdojë procedurën ndaj tij me qëllim marrjen e një vendimi...
Burimi:
sot.com.al