Artan Grubi lihet në arrest shtëpie/ Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria
Gjykata Penale e Shkupit ka caktuar masën e “arrestit shtëpiak” për ish-zv/kryeministrin Artan Grubi, i cili dyshohet në dosjen që lidhet me “Lotarinë Shtetërore”. Ky vendim zëvendëson masën paraprake të paraburgimit për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij. Prokuroria Themelore Publike në Shkup, e cila propozoi masën e arrestit shtëpiak, njoftoi se procedura ndaj të dyshuarit do të vazhdojë pasi ai është paraqitur vullnetarisht para organeve të drejtësisë dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me autoritetet. Sipas prokurorisë, me kërkesë të mbrojtjes, Grubi është paraqitur para prokurorit kompetent dhe ka nisur shqyrtimin e materialeve të lëndës. Për shkak të vëllimit të madh të provave, thuhet se shqyrtimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pas së cilës të dyshuarit do t’i mundësohet të...
Burimi:
syri.net